Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje 43-vjeçaren

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë me pasojë humbje jete, ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Siaps informacioneve policore, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë menjëherë.

Aksident me vdekje në Shkodër
Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.