Kroatit 68-vjeçar nga Vrbanja i janë vjedhur mbi 100 mijë euro nga një “menaxher kriptomonedhash”.
Policia ka pranuar një kallëzim nga një 68-vjeçar nga Vrbanja, i cili, duke besuar se po bashkëpunonte me një menaxher të kriptomonedhave, ka derdhur mbi 100 mijë euro në llogari të një personi të panjohur.
Sipas njoftimit të policisë së Vukovarit dhe Srijemit, burri ishte regjistruar në fillim të shkurtit në një faqe në rrjetet sociale me qëllim që të përpiqej të rikuperonte paratë e humbura nga tregtimi me kriptomonedha.
Shumë shpejt, ai u kontaktua nga një person që u paraqit si menaxher i kriptomonedhave dhe i premtoi fitime shtesë. Duke e mashtruar, ai e bindi që të kryente disa transferta parash në llogari të ndryshme bankare.
Shuma totale që ai ka derdhur tejkalon 100 mijë euro, raporton index.hr.
Policia ka nisur një hetim penal për të identifikuar autorin e mashtrimit, ndaj të cilit do të paraqitet kallëzim penal në prokurorinë kompetente, thuhet në deklaratën e policisë.