Arsenali pret PSG-në në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Arsenal dhe Paris Saint Germain do të zbresin në fushë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat gjysmëfinaliste do të përballen në ‘Emirates Stadium’ në sfidën e parë shumë të rëndësishme.

Topçinjtë synojnë të marrin një fitore para adhuruesve të vet për të bërë një hap para drejt finales së madhe.

Në anën tjetër parisienët kërkojnë së paku të mos mposhten në Londër.

Dy skuadrat janë përballur edhe në fazën e Ligës në ‘Champions’ këtë edicion, teksa Topçinjtë triumfuan me rezultat 2-0.

Dueli mes Arsenalit dhe PSG-së zhvillohet me fillim nga ora 21:00.