Drejtuesit e Voska Sport njoftuan zyrtarisht se kanë marrë vendimin për t’u tërhequr nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënoi ashpër klubin për braktisjen e fushës në ndeshjen kundër Vardarit, e vlefshme për xhiron e kaluar të elitës, duke ia hequr nëntë pikë skuadrës që po luftonte për mbijetesë në elitë. Sipas drejtuesve të Voskës, ekipi është dëmtuar në mënyrë të përsëritur nga vendimet e arbitrave gjatë sezonit, ndaj është marrë vendimi për t’u tërhequr nga kampionati më i lartë i futbollit në vend. Ndryshe përveç heqjes së pikëve, janë ndëshkuar edhe presidenti Nefi Useini dhe trajneri Klodian Arbri, të cilët janë pezulluar për dy vite, ndërsa klubi do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 7,500 eurosh.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vuçiç bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për përshpejtimin e reformave drejt BE-së
- Janevska: Situata është shumë e ndërlikuar me Fakultetin Filolozofik
- KSHZ kërkon nga Ministria e Drejtësisë të përcaktojë listat e kandidatëve të pavarur
- Mickoski nga Vjena: Përcaktimi i Qeverisë është i qartë, ndërtojmë ekonomi e cila krijon, e jo vetëm që shpenzon
- Qeveria teknike shkon në histori? Do të vlejë vetëm edhe një palë zgjedhje
- MPB: Qytetarët nuk kanë nevojë të çojnë në stacionin e policisë faturat e gjobave të paguara nga sistemi “Safe City”
- Mashtrim në burgun e Prilepit: Zhvatet i dënuari me 890 mijë denarë
- Ishte në kërkim nga Interpoli, burri nga Kosova arrestohet në Bllacë
- Provimi i jurisprudencës, Aliu: Turpi i madh që nuk është zgjidhur për 22 vite, një çështje aq e lehtë
- Dhunë në Serbi, njerëzit e Vuçiçit rrahin qytetarët që kritikojnë regjimin! (VIDEO)