Lekaj: Kurti s’ia ka ofruar Limajt kryetarin e Kuvendit, por vetëm ministri e zv.ministra

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Albin Kurti, nuk i ka ofruar kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt postin e kryeparlamentarit, meqë sipas Lekajt, Kurti është ka frikë se mund ta humbë ndikimin në Parlament.

Lekaj thotë se përveç një ministrie, Kurti i ka ofruar Limajt edhe zëvendësministra.

“100 për qind Kurti ia ka ofruar një ministri Limajt, zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin. Kryeparlamentarin nuk ia jep sepse është paranoik dhe thotë ‘me u bë ky Kryeparlamentar, ma marrin edhe Parlamentin edhe Qeverinë dhe shkoj në shtëpi’”, tha Lekaj në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se nëse Limaj, nuk shkon me Kurtin, s’i mbetet opsion tjetër përpos që të bashkohet me opozitën.