Gjenerata U 15 e Shkëndijës që drejtohet nga treneri Ismail Ismaili është kthyer nga kryeqendra me një fitore të madhe ndaj skuadrës së Rabotniçkit me një përmbysje rezultati informon Tetovasot.
Kuq e zinjtë nga Tetova pësuan një gol të hershëm por më pas gjithçka u kthye në favor të tyre në një ndeshje tepër dominuese dhe të mirë ku spikasin dy golat e Drin Ademit por edhe performanca në sulm dhe në mbrojtje.
Klubi nga Tetova përmes trenerit Ismail Ismaili ka punuar gjithë javës për këtë sfidë të rëndësishme sepse bëhet fjalë për njërën ndër Akademitë më të mira në Maqedoninë e Veriut dhe përballja me ta është gjithnjë një derbi.Shkëndija U 15 fitoi edhe ndeshjen e parë në Tetovë me rezultat 4: 0.
Këtë javë ata do ndeshen sërish në kryeqendër me një tjetër akademi të mirë të futbollit siç është ajo e Grozdanovskit .Ndeshjen e parë Shkëndija e fitoi në Tetovë kundër tyre me rezultat 2: 0.TS