Zhvillimet e fundit në Kuvend, Halil Geci ‘shpërthen’ me kritika ndaj opozitës: Kjo është tradhti!

Halil Geci ka reaguar ashpër pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër opozitën, duke e fajësuar për bllokim të Kuvendit.

Geci tha se “Secili deputet, veç e veç, do të mbajë përgjegjësi – morale, politike dhe historike”.

Në këtë pikë, nuk përjashtoi edhe zgjedhjet e reja, ku potencoi: “Zgjedhjet po afrojnë.

Dhe populli do të flasë.

Kush voton për tradhtarët, po voton kundër Kosovës”, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Në Dardani, tradhtia nuk flet më serbisht – flet shqip, nga foltorja e Kuvendit!

Deputetë të Kuvendit të posazgjedhur – veglat e armikut që flasin në emër të popullit

Nën petkun e deputetit dhe me votën e këtij populli të martirizuar, po e ndihmoni Serbinë dhe Rusinë ta godasin Kosovën nga brenda.

Në vend që të mbroni interesat kombëtare, po i shërbeni axhendave që e duan Kosovën të përçarë, të dobët dhe pa ushtri.

Veprimet tuaja të liga dhe të papërgjegjshme, të nxitura nga egoja dhe servilizmi ndaj interesave të huaja, janë rrezik i hapur për sigurinë dhe ekzistencën e Republikës së Kosovës!

Kosova ka kaluar nëpër flakët e ferrit – me vrasje, dhunime, dëbime e shkatërrim. Dhe tani, ju, që duhet të jeni mbrojtës të këtij shteti, po i bëni argatin e duhur Rusisë dhe Serbisë, duke sabotuar nga brenda.

Rusia në OKB kërkon rrëzimin e Qeverisë sonë sepse po fuqizon mbrojtjen e shtetit.

Ju, në të njëjtën linjë me ta, bojkotoni Kuvendin dhe pengoni ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Kjo nuk është opozitë – kjo është tradhti!

Mos harroni: vota e popullit nuk është licencë për me shitur Atdheun.

Secili deputet, veç e veç, do të mbajë përgjegjësi – morale, politike dhe historike.

Zgjedhjet po afrojnë.

Dhe populli do të flasë.

Kush voton për tradhtarët, po voton kundër Kosovës.

Zgjohu, shqiptar – se tradhtia nuk flet më serbisht – flet shqip, nga foltorja e Kuvendit!