“50.7% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur”, McLaughlin: Shqiptarët mendojnë se do të bëhen pjesë e BE

CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA për “Top Story”, komentoi sondazhin për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se njerëzit votojnë për interesin e tyre, ndërsa shtoi se sipas të anketuarve, mendojnë se drejtimi i qeverisë është i duhur, teksa përmendi negociatat e Shqipërisë në BE.

Nga ky sondazh 50.7% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur.

“Për sa i përket pyetjes që është bërë për drejtimin e duhur, ndryshon nga ajo që u përgjigjën Amerikë, 2/3 e personave të pyetur thanë se vendi nuk ishte në drejtimin duhur, kjo në SHBA. Ndërsa në Shqipëri, vendi kishte dalë nga Covid, inflacioni, përgjigjja që qeveria po ndjek drejtimin e duhur është në favor të qeverisë.

Unë mendoj se është një pasqyrim kur kam kryer dhe sondazhe të tjera, janë çështjet ekonomike që përcaktojnë çfarë po ndodh, shqiptarët mendojnë se do të bëhen pjesë e BE. Mbase ju keni një optimizëm më të mirë se vendet e tjera. Mund të duket se njerëzit kanë besim te qeveria. Njerëzit votojnë për interesin e tyre, në ndjesinë që ekonomia e tyre do të përmirësohet, mendojnë se drejtimi është i duhuri.

Marshi i gabimit është +,- 3%”, tha ai.

Drejtimi i Shqipërisë:

Drejtim i mirë 50.7 për qind

Drejtimi fort i duhur 10.3 për qind

Disi drejtim i duhur 40.4 për qind

Drejtim i gabuar 47.5 për qind

Disi drejtim i gabuar 24.4 për qind

Drejtimi fort i gabuar 23.1 për qind

Asnjëra / Të dyja 1.5 për qind

Nuk e di/ Refuzoj 0.2 për qind