Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë do të mbajë konferencë për media lidhur me aksionin e sotëm në Kaçanik i cili ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Konferenca do të mbahet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj në ora 11:30.
Njoftimi:
FTESË PËR MEDIA
Prishtinë, më 21 prill 2025
Sot, më 21.04.2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të mbaj një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj z. Burim Çerkini.
Datë: 21.04.2025
Vendi: Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës – Ferizaj
Ora: 11:30
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni.