Supergoli i Valverdes në minutën e 93-të ia dhuron tri pikë të arta Realit

Federico Valverde ka shënuar supergol për të mbajtur Real Madridin në garë për titull të kampionit të Spanjës.

Madridi të dielën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, Valverde shënoi gol me goditje mjeshtërore në minutën e 93-të.

Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të La Ligas.

Në minutën e 80-të Viniciusit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje të Endrickut.

Por Valverde shpëtoi skuadrën e Carlo Ancelottit.

Gjashtë xhiro para fundit, Madridi është i dyti me 69 pikë, katër më pak se Barcelona.

Atletico Madridi është në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa Bilbao renditet e katërta me 57 pikë.

Në mesjavën e ardhshme, Real Madridi luan me Getafen në kuadër të xhiros së 33-të.