Liverpool edhe më afër titullit, Leicesteri bie nga Premierliga

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe si mysafir i Leicester Cityt, duke iu afruar edhe më shumë titullit të 20-të kampion në elitën e futbollit anglez.

Të besuarit e Arne Slot fituan minimalisht prej 1-0 ndaj Leicesterit, me një gol të vonshëm.

Golin e fitores për “The Reds” e shënoi Trent Alexander-Arnold në minutën e 76-të të ndeshjes.

Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në 79 pikë, 13 më shumë se Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, pikëllimi i ka kapluar tifozët e Leicesterit, pasi klubi i tyre bie nga Premierliga, vetëm pas një sezoni.

Leicesteri është i 19-ti në tabelë me 18 pikë të tubuara në 33 ndeshje të këtij sezoni.

Së bashku me Leicesterin në Championship zyrtarisht ka rënë edhe Southamptoni, që ka vetëm 11 pikë.

Emri i tretë që mund t’u bashkohet është Ipsëich Toën – aty ku luan edhe Arijanet Muric – që ka 21 pikë.