Basha për plagosjen e katërfishtë në Tiranë: Autorët kanë ngatërruar shënjestër

Basha për plagosjen e katërfishtë në Tiranë: Autorët kanë ngatërruar shënjestër

Ish-drejtuesi i policisë së burgjeve në Shqipëri, Faik Basha, ka thënë se autorët e atentatit me katër të plagosur në Tiranë kanë ngatërruar shënjestrën.

Basha tha se grupe kriminale në Shqipëri deri më tani nuk kanë pasur target sulmi fëmijët, sidomos pa pasur asnjë paralajmërim ndaj objektivit kryesor.

“Nuk kemi parë deri tani asnjë rast që grupet kriminale të kenë pasur shënjestër fëmijët pa pasur një paralajmërim ndaj objektivit kryesor, kjo pistë bie komplet. Mesa është edhe hetuar as shoferi nuk ka pasur asnjë ngjarje që ta lidhë me një sulm të tillë”.

“E vetmja mundësi është që të dyja ngjarjet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, autorët kanë ngatërruar në momentin final, ata s’e kanë pasur nën vëzhgim bashkëshorten, ata kanë ruajtur vendin, kanë pasur informacion për mjetin dhe targën dhe mund të jetë ngatërruar objektivi”, tha ai për Euronews.

Dy nga viktimat e plagosura, një 17-vjeç dhe një 11-vjeç kanë shkuar për shërim jashtë vendit, përkatësisht në Romë