Informacion i gabuar apo ngatërruan shënjestër? Atentati në Tiranë, dyshohet se ishin 3 autorë, çfarë thanë të plagosurit në polici
Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre veta brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur.
ADVERTISING
Dinamika e atentatit me 4 të plagosur/ U qëllua me mbi 30 plumba, dyshohet se kanë qenë 3 autorë, dy prej tyre hapën zjarr!
Ja kush mbeti i pl*gosur nga atentati në Tiranë, policia: Dy të plagosur të mitur, 11-vjeçari në gjendje të rëndë
Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjtestrën e tyre.
Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.
Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.