Chelsea mposhtet nga Legia, por kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës

Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit në shtëpi 1:2 nga Legia e Varshavës, megjithatë ka arritur të kualifikohet tutje.

Kjo pasi që londinezët triumfuan 3:0 në ndeshjen e parë në Poloni.

Pekhart kaloi mysafirët sonte në epërsi në minutën e 10-të, por që Cucurella arriti të barazonte shifrat në të 33-tën.

Kapuadi arriti ta rikthejë epërsinë e Legias, por mysafirët ishin të pafuqishëm për të bërë diçka më shumë.

Kësisoj, Chelsea vazhdon në gjysmëfinale, teksa mbetet pretendenti kryesor për ta fituar këtë trofe.