Të shtëna me armë në Universitetin Shtetëror të Floridës

Një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas një incidenti me të shtëna në Universitetin Shtetëror në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku raportohet për shumë të plagosur, thanë burimet për Associated Press.

Shkalla dëmtimit të të plagosurve nuk është e qartë tani për tani dhe nuk ka të dhëna shtesë për të dyshuarin e ndaluar.

Të paktën gjashtë njerëz janë dërguar në spital, përfshirë një në gjendje kritike, tha një zëdhënës i spitalit rajonal të Floridës, Tallahassee Memorial HealthCare. Pacientët e tjerë janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.

Ambulanca, makina zjarrfikëse dhe automjete patrullimi nga disa agjenci të zbatimit të ligjit shkuan me shpejtësi drejt kampusit universitar, i cili ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Floridës, pasi universiteti raportoi për sulmues aktiv të enjten.

Qindra studentë ikën me vrap nga qendra studentore.