Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se arsyeja pse dështoi konstituimi i Kuvendit në seancën e sotme, është sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën, shkruan Reporteri.net
Sipas tij, çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike.
“Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre, pasi kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.
Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve.
“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.