Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Dehari thotë se përpjeka e radhës do të bëhet të shtunën

Kryesuesi i seancës konstituive legjislaturës së nenet, Avni Dehari, e ka dërguar sërish në pauzë këtë seancë.

Pas konsultimeve që pati me përfaqësues e partive politike, ai ka thënë se nuk është arritur asnjë konsensus.

Pasi ka konstatuar se në sallë gjenden 100 deputetë, ai nuk e ka hedhur në votim Raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve siç parashihej në skenarin e seancës, por e ka ndërprerë këtë seancë.

Ai ka njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të shtunën.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që braktisen konsultimet. Fatkeqësisht, nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12, më 19 prill 2025, me shpresë se deri atëherë do të këtë pajtueshme”, ka thënë Dehari.

Opozita kundër ndërprerjes se seancës
Përfaqësuesit e opozitës janë shprehur kundër ndërprerjes së serishme të seancës.

Ata kanë deklaruar se kryesuesi është dashur ta hedh në votim Raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar VV-në për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

“E shfrytëzuan deputetin më të vjetër me pengu rrjedhën e seancës. Sot kanë ardhur këtu me pengu seancën. Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur kryesuesi është me konstatu numrin e deputetëve, dhe me hudh në votim. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sot ka pas bllokim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve të Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Dehri nuk e ka respektuar skenarin e seancës.

“Në vend që të zbatohet skenari i seancës, të hudhet në votim raporti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Cilat janë qëllimet po e dini. Jo që nuk kanë shumicë, nuk janë as afër shumicës. Mos ta mbajnë peng konstitutimin e Kuvendit, themelimin e institucioneve. Afatet kushtetuese, por le të vinë në seancë dhe le të votojnë. Nuk kanë të drejtë me qenë edhe në funksione ekzekutive edhe legjislativëe në të njëjtën kohë. Këta nuk kanë shumicë, meqenëse nuk kanë, po duan me ble kohë. Me i ble edhe 48 orë me i bo pazaret. Nuk do të kenë shumicë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu, ka thënë se VV-ja po e bllokon këtë seancë.

Ai ka thënë se kryesuesi i seancës është dashur vetëm të veproi në bazë të skenarit.

“Qytetarët e kanë të qartë kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës. Kryesuesi që rastisë të jetë më i vjetri në moshë dhe rastisë të jetë nga partia e parë, pa të drejtë ndërpreu seancën e sotme, ndonëse kishte kushte për votim të raportit. Sinqerisht është për keqardshje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetute, dhe nevojë urgjente të popullit për të pasur institucione”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, sot iu mohuar një e drektë 100 deputetëve.

“Kjo është shkelje e rende praktikë e pazakontë, sjellje e mbrapshtë për të cilën s’kemi arsyetime por gjithsesi do të mblidhemi pas 48 orëve. Çështja është shumë e qartë, ky është institucioni më i lartë i vendit, këtu mirren vendimet e vendit., Kjo e drejtë ju mohua sot 100 deputetëve prezentë kishte kushte për votim, do të duhej të votohej. Kryesuesi duhet të lexojë skenarin, nuk guxon të bëjë asnjë hap tutje, as konsultime”, ka thënë Abdixhiku.