Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media.
Ata e kanë akuzuar VV-në për bllokim.
Njoftimi:
KOMUNIKATË PËR MEDIE
Sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.
Të njëzet deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.
Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca.
Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve.