Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, LDK konfirmon votën kundër Kurtit. Deputeti i VV: S’kemi pakt me Nismën
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 12 në mesditë. Kjo seancë është vazhdim i asaj që u mbajt të martën, ku nuk arriti të miratohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Pas dështimit të seancës të martën, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, i ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani, duke e informuar për zhvillimet që ndodhën gjatë seancës dhe duke kërkuar këshilla për hapat e mëtejshëm.
Në përgjigje të kësaj letre, presidentja ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të mundësojnë, dhe jo të pengojnë, funksionimin e institucioneve të dala nga vota e qytetarëve.