Tre të akuzuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit të enjten kanë dalë para Gjykatës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Prokurori Special, Naim Abazi ka paraqitur në Gjykatë video që tregojnë planin për sulmin në Banjskë.
“Marrin pjesë struktura të larta të shtetit të Serbisë, si dhe pjesëtarë të strukturave ilegale të cilët kanë vepruar në pjesë veriore të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Millan Radoiçiq. Të akuzuarit tjerë, ndër ta edhe Vladimir Radivojeviq,, gjatë takimit kërkojnë armatosjen e fillimit të rezistencës kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht në katër komunat të pjesës veriore të Mitrovicës”, deklaroi ai në Gjykatë.
“Video tjetër të nxjerrura nga dronët e konfiskuar nga grupi terrorist në të cilat do të vërtetohet se ky grup në një kohë të gjatë ka kryer ushtrime fizike, përgatitje fushore, ushtrime taktike me armë të ndryshme, shpërthime me eksploziv, makina ushtarake në lëvizje në hapësirat e poligonit serb”, deklaroi tutje ai.
“Kjo Prokurori do ta dëshmojë se grupi ishte mirë i organizuar, i ushtruar dhe se kishte për qëllim saktësisht sulmin më 24 shtator 2024”, tha Abazi.
/Reporteri.net/