Askush pranë në momentet e fundit – Pas disa ditësh gjendet i vdekur burri që jetonte i vetëm në Gjilan

Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë. E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Viktima jetonte i vetëm dhe dyshimet mbi fatin e tij janë ngritur nga fqinjët, të cilët kishin vërejtur mungesën e tij për disa ditë dhe e kishin parë të shtrirë në njërën prej dhomave të shtëpisë.

Me të marrë vesh rastin, ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e 63-vjeçarit.

Ndërkaq, menjëherë pas pranimit të informatës, në lokacionin ku ka ndodhur rasti kanë dalë edhe njësitet policore.

Media mëson se viktima e këtij rasti është Ahmet Demiri.

Dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur pa u vërejtur nga askush për një kohë të caktuar, dhe se nuk saktësisht se kur ka ndodhur vdekja.

Lidhur me rastin, Prokurori e ka iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.