Agjentë të BKH-së dhe Operacionalja goditen fizikisht nga disa persona në Fier

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së janë goditur fizikisht nga disa persona në Fier mbrëmjen e së martës.

Policia bëri me dije se agjentët, pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit kur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier – Patos, janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona.

Të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.