Pak para fillimit të seancës konstituive, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për media.
Në pyetjen se a do ta votojë LDK-ja, kryeparlamentarin, ai tha: “Nuk ka situatë të tillë ku do të garantohet bllanko vota për gjithçka. Është pjesë e proceseve politike. Qeveria është krejt e ndarë nga kuvendi”.
Tutje, Haziri tha se i takon partisë së parë të dalë me propozimin për kryetar.
“E kemi tash e një kohë të konfirmuar, te konstatuar dhe po presim që sot me u zbatu rezultati zgjedhor. Është në përgjithësinë e plotë të partisë së parë e cila sot me dalë me bë propozimin dhe partia jonë dhe partitë e tjera me i bë propozimet”, u shpreh Haziri.