Ka momente në histori kur një thirrje e vetme i flet të gjithë botës. Thirrja jonë e përbashkët solemne nga ky vend është: INTEGRIMI TANI! Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e lëshimit zyrtar në përdorim të sistemit “One Stop Shop” për kontroll të përbashkët të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë në pikën kufitare “Bllacë”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoskidhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mexhiti me këtë rast theksoi se në Bllacë, aty ku para 26 vitesh u vu në test njerëzimi dhe përcaktimi i tij-për lirinë, për bashkimin, për të ardhmen, sot simbolikisht po nisim një histori të re-të bashkëpunimit për zhvillim dhe për përparim.
“Sot, me inaugurimin e të ashtuquajturit ‘One stop shop’ sistem të menaxhimit të kufirit, ne po shënojmë një moment të rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të njerëzve dhe mallrave si një postulat themelor i Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ne edhe praktikisht po hedhim hapin e radhës drejtë realizimit të konceptit ‘Evropa pa kufij.’ Dhe kjo maksimë vlen jo vetëm për kufijtë fizikë që ndajnë vendet e Ballkanit, por edhe për kufijtë mendorë që ndajnë bashkëpunimin nga paragjykimi, fqinjësinë nga frika, zhvillimin nga izolimi”, tha Mexhiti.
Ai më tej shtoi se integrimi nuk është vetëm proces politik. Është vizioni ynë për një të ardhme pa mure, pa kufij që ndajnë, por me ura që lidhin.
“Për një Ballkan të paqes, të zhvillimit, të drejtësisë.Për një Evropë që mban premtimet e veta dhe nuk ndalet në pragun e derës sonë. Kjo është kohë që të tregojmë lidership, jo viktimizim. Bashkëpunim, jo ndasi. Vizion, jo nostalgji për të shkuarën. Sepse:Ballkani është Evropë! Ballkani meriton të jetë pjesë e BE-së jo si një barrë, por si një vlerë e shtuar! Le ta bëjmë realitet: një Ballkan të integruar në një Evropë të integruar! Fqinjësia e mirë nuk është një slogan – është çelësi i paqes dhe i së ardhmes sonë. Urime menaxhimi i përbashkët u kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ju priftë e mbara!”, tha zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Taravari: Çdo të mërkurë jam me pacientët, për mua më të rëndësishmet janë familja dhe profesioni i mjekut
- ASH-Sela: Të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë për Koçanin
- Kocevski: Ministri Durmishi nuk është i përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçani për shkak se nuk ka procedurë për licencë të re
- Zbardhet dëshmia në Komisariat. Çfarë tha Jozi!
- Kasami për REL: VLEN edhe pa Taravarin njejtë peshon, po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku”
- “Ik o Luli shko fli”, Rama vijon ironitë me serinë e re “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”
- Shtatë zjarre në 24 orët e fundit në vendin tonë
- AUV ka kontrolluar disa produkte ushqimore të Pashkëve, ka shqiptuar 22 vendime për heqje e tyre nga tregu për shkak të pasigurisë
- Dafina Zeqiri reagon pas dhunës ndaj Gjestit në BBVA: Ti ke shkëlqy aq shumë sa s’kan mujt me duru
- Ishin duke e punuar fushën në Bogovinë, babë e bir sulmohen fizikisht nga tre persona