PS hap zyrtarisht fushatën/ 12 yjet e Evropës bashkojnë socialistët e 12 qarqeve, cfarë pritet të ndodh në sheshin ‘Skënderbej’
Fushata elektorale ka nisur zyrtarisht ditën e djeshme dhe partitë politike janë angazhuar maksimalisht për të siguruar votat e tyre të cilat përkthehen në mandate.
Berisha zgjodhi sheshin ‘Nënë Tereza’ në një miting në mbrëmjen e djeshme me të ftuar ‘special’ lobistin amerikan LaCivita. Ndërkohë nga ana tjetër, Rama zgjodhi të hapte siparin e fushatës me një takim me vajzat dhe gratë socialiste. Nën logon ‘Shqipëria është grua’, kryesocialisti u shpreh optimist se nuk do të jetë e largët dita që vendi do të ketë një kryeministre grua, sigurisht nga radhët e PS.
Kryesocialisti nuk mjaftohet me kaq, por ditën e sotme pritet të mbahet mitingu në sheshin ‘Skënderbej’ për të cilat përgatitjet kanë nisur dhe janë drejt fundit. Nën simbolikën e numrit 12, që përkon me 12 yjet në flamurin e BE e cila është dhe lajtmotivi i platformës elektorale, eventi do të bëj bashkë socialistët nga 12 qarqet e vendit në orën 12 në datën 12 prill.
Rama është shprehur i bindur se fitorja do të jetë nën stemën e PS, si dhe shprehet optimist se vota e 1 milion shqiptarëve do të shkojë për kampin e majtë.