Edona Llalloshi, deputetja e re e zgjedhur e Vetëvendosjes, ka thënë se duhet të presim në ditët në vazhdim sa i përket çështjes së formimit të qeverisë së re.
Ajo ka thënë edhe se do të jap maksimumin për vendin dhe komunitetin artistik.
”Unë jam shumë e lumtur, sot është një ditë e jashtëzakonshme edhe për mua edhe për familjen time. Do të presim në ditë në vazhdim, përgjigje për momentin tjetër nuk kam. Do të mundohem maksimumin me jep për vendin tim, për komunitetin artistik, artin, kulturën në përgjithësi”, ka thënë ajo.