Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me ekipin e tij, e priti në takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Saj z. Sophia Philippidou, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja Christina Vasilatou si dhe gjykatësi Sotirios Tsouvalas.
Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin akademik ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe universiteteve dhe instituteve kërkimore nga vendi dhe rajoni, si dhe për misionin dhe vizionin e Universitetit të Tetovës dhe rolin që ky institucion luan në zhvillimin arsimor dhe shkencor në vendin tonë dhe më gjerë.
U bisedua edhe mbi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe organizimin e konferencave dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe arsimore.
Shkëlqesia e Saj, z. Sophia Philippidou, shprehu gatishmërinë që të mbështesë çdo iniciativë e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve. Ajo e vlerësoi përkushtimin e Universitetit të Tetovës ndaj zhvillimit të arsimit të lartë dhe krijimit të hapësirave për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Pas këtij takimi, në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik u mbajt një ligjëratë profesionale nga gjykatësi Sotirios Tsouvalas me temë e “E drejta civile greke”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndërron jetë Dr.Aliriza Osmani ish ushtarë i UÇK-së në Kardak
- Sulm me thikë në Strugë, një person nga Veleshta dërgohet në spital i plagosur
- Njerëzit e Vuçiqit tërheqin zvarrë të riun dhe e godasin shkop
- Rreth 9 mijë hektarë kanë prekur zjarret
- Protestat në Serbi / Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd!
- Vihet nën kontroll zjarri mbi Sllupçan, Nexhmedin Sadiku në terren me drejtorin e QMK-së
- Policët që shpëtuan gruan në Vardar dje do të shpërblehen
- Merdare: Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
- Angellov: Zjarri në “Jasen” i vështirë për tu shuar. Dy zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Likovës
- Kurti: Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar