Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.
Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”
Kjo nuk është një lapsus.
Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski.
Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë.
Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni.
Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë.
Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë.
Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional.
Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane.
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual.
Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.
Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASH: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm për shqiptarët nga VLEN-i
- Dr. Amela Deari, kardiologia e parë shqiptare në Tetovë
- VLEN kundër Mickoskit: Kemi edhe shumë punë për të bërë
- Filologët e Universitetit të Tetovës në gjurmët e shpirtit arbëresh në Kalabri
- Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së
- BDI: Izet Mexhiti mbi 6.500 ditë në pushtet, u ‘zgjua’ vetëm kur mbeti pa poste
- BDI viktimë e karrigaxhinjve që s’ngopen: Bujari 3.700 ditë ministër, Blerimi 5.500 ditë në poste
- Kallëzime penale për prindërit e të miturve të cilat malltretuan vajzën në Gjorçe Petrov
- Koordinim i fortë dhe prioritete të qarta nga Grupi i punës sektorial për energjetikë
- Po ndërtohen gjashtë klasa të reja në kuadër të ShF „ Goce Dellçev ” në Lisiçe të Epërme