Sot u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, e cila u kryesua nga Zëvendëskryeministi i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.
Në këtë takim të rëndësishëm, fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.
Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile konfirmon vendosmërinë tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin – një dukuri që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë.
Gjatë diskutimeve u theksua zbatimi i ulët i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit, me vetëm 18% të aktiviteteve të planifikuara të realizuara në vitin e kaluar. Po ashtu, u trajtua përmbajtja e projektligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe nevoja për ndryshime në Rregulloren e Trupit Ndërresorial, me qëllim të sigurimit të: koordinimit më efikas ndërinstitucional, monitorimit të rregullt të progresit, identifikimit të hershëm të ngecjeve, dhe përshpejtimit të përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit.
Korrupsioni është një emergjencë kombëtare. Status quo-ja ka marrë fund,theksoi Zëvendëskryeministri Fetai para të pranishmëve duke shtuar se përmes veprave konkrete, do të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin.
“Do të punojmë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me partnerët ndërkombëtarë dhe me shoqërinë civile për të ndërtuar një front të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit – duke sjellë rezultate të prekshme dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve tanë”, premtoi Fetai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Pres fitore në Bërvenicë
- Pranon fajin i akuzuari për djegien e dy automjeteve të Ambasadës Bullgare në Shkup
- Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë
- Mickoski: Projekt i ri infrastrukturor në Gazi Babë përmes programit qeveritar për mbështetjen e komunave
- Dy të mitur grabisin 62-vjeçarin në Tetovë, njëri e plagosi me mjet të mprehtë
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi
- Universiteti i Tetovës promovon angazhimin studentor në Platformën Ndërkombëtare për Demokraci dhe Paqe
- Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit
- “Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj
- Kanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personave