“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të frytshëm dhe miqësor.
Theksuam rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit si një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. E vura në dukje zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje historike, dhe nevojën për zbatim të plotë e të barabartë në të gjitha institucionet.
Po ashtu diskutuam mbi rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin përmes projekteve Twinning, të cilat përbëjnë një urë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane. Realizimi i 18 projekte aktive të përbashkëta mes vendit tonë dhe Kroacisë, kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për integrimin evropian.
Falënderoj Shkëlqesinë e Saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugëtimin tonë evropian dhe për partneritetin e sinqertë mes dy vendeve tona” ka shkruar Ahmeti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca
- Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri
- Kapet me 11 bimë marihuanë, armë dhe bombë dore, arrestohet 39-vjeçari nga Vallandova
- Pas 20 ciklesh zgjedhore, Maqedonia e Veriut mbetet “pacient” i OSBE/ODIHR
- VLEN: Jo fjalë por vepra, kondicionerë inverter për qindra familje në nevojë
- QMK njofton se tre zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, njëri është ende aktiv
- Duhet të hapet deri në vitin 2027, 20 milionë euro për ndërtimin e Sallës Universale
- Thirrja e seancës për nesër, Presidenca: Urgjencë shtetërore konstituimi sa më i shpejtë i Kuvendit
- Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile!
- Koha për të ndalur përkëdheljen e presidentit autoritar të Serbisë