UEFA i ka besuar arbitrit nga Zvicra, Sandro Shearer, takimin e parë mes Bayernit të Mynihut dhe Interit.
Kryesori nga kantoni gjerman i Schwyz është 36 vjeç dhe ka marrë “bekimin” e FIFA-s në 2015-ën.
LEXO EDHE:
Barcelona merr ofertën tunduese për Lamine Yamal, plot 255 milionë euro
Përpara se të niste karrierën si arbitër ai ka qenë mësues në dispozicion dhe instruktor skish.
Vite më parë Sherer ka qenë edhe futbollist dhe njihej si “rebel” për mënyrën se si sillej në fushë.
“Kam qenë një lojtar i vështirë, por gjithmonë kam menduar se arbitrat duhen ndihmuar”, rrëfen kryesori, i cili zbulon se ka qenë shtysa e babait që e bëri të niste karrierën e re.
Sherer ka arbitruar katër takime në Champions League dhe të gjitha duelet janë të këtij sezoni.
Në tre duele protagoniste kanë qenë ekipe gjermane: Bajer Leverkusen – Milan (1-0), RB Leipzig – Liverpool (0-1) dhe Borusia Dortmund – Lilë (2-1).
Gjithashtu ai ka qenë kryesori i Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Atalantës si dhe ka gjykuar në dy takime të Gjermani 2024.