“Shqipërisë nuk ia hidhte kush as qurret”- Rama ironizon opozitën: Programi i tyre, dëshira elektorale!

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në një fazë transformimi, ndërsa kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Rama tha se dikur Shqipërisë “nuk ia hidhte qurret askush”, ndërsa sot “shihet me seriozitet dhe është bërë destinacion turistik”.

Kreu i qeverisë ironizoi programin e opozitës, duke thënë mbetet në kuadrin e “dëshirave elektorale”.

“Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program”, tha kryeministri Rama.