Janë rritur pagat në shëndetësi për 5 për qind, kapitacioni për mjekët amë dhe gjinekologët është rritur për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind
Qeveria kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë – janë rritur pagat në shëndetësi për 5 për qind, kapitacioni për mjekët amë dhe gjinekologët është rritur për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind
Të nderuar,
Qeveria kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Reformat në shëndetësi japin rezultate.
Më në fund, sistemi shëndetësor maqedonas risetohet, përveç rikonstruksioneve të shumta në institucionet shëndetësore me qëllim përmirësimin e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor për pacientët, rriten edhe pagat e punonjësve shëndetësorë dhe infermierëve që luftojnë pa pushim për shëndetin e qytetarëve.
Nga buxheti i shtetit janë siguruar 550 milionë denarë për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.
Për vetëm 6 muaj, punonjësit shëndetësorë, infermierët, stafi teknik dhe administrativ kanë marrë rritje të dytë prej 5 për qind, me ç’rast paga e mjekëve është rritur për 4.815 denarë, ndërsa e infermierëve për 6.200 denarë.
Për më tepër, me Buxhetin janë ndarë rreth 4.5 miliardë denarë për rritjen e kapitacionit për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë nga 75 në 100 denarë ose rritje prej 33 për qind, ndërsa për stomatologët nga 61 në 75 denarë, ose rritje prej 23 për qind.
Me këtë tregojmë se askush nuk është harruar apo lënë pas dore, përkundrazi, bëjmë përpjekje maksimale për përmirësimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor dhe për nxitjen e motivimit të mjekëve amë.
Qëllimi ynë është që deri në fund të mandatit, pagat në sektorin e shëndetësisë të rriten për 50 për qind.
Punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi, që Maqedonia të jetë sërish e juaja.