Arrestohet 18-vjeçari nga Shtipi, i cili ka vozitur me 114 km/h orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h

MPB njofton se dje pasdite, në orën 15:00, në rrugën “Zhelezniçka” në Shtip, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Shtip e kanë privuar nga liria I.P. (18) nga Shtipi.
Gjatë kontrollit të trafikut rrugor është konstatuar se ai ka drejtuar një automjet “Audi” me shpejtësi prej 114 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.
Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.