Jahiu-Qokut: Kush e çon ujin në mulli të Ali Ahmetit tregojnë këto matematika

Ish aktivisti Ylber Jahiu përmes një postimi i është përgjigjur, Bekim Qokut rreth polemikave për lista të ndara ose të përbashkëta duke i potencuar se ai mori mandatin pa asnjë votë falë zemërgjerësisë së Bilall Kasamit, shkruanTop24

Jahiu në postimin e tij e arsyeton propozimin e Taravarit për lista të veçanta pasi sipas tij kjo formë vën në lëvizje më shumë aktivist dhe familjatë të tyre sidhe pamundëson rrjedhjen e votave në BDI. Sipas Jahiut listat e veçanta po ashtu janë shumë të rëndësishme pasi subjektet brenda VLEN-it duhet të dinë se cila sa peshon në elektoratin e saj, shkruan Top24

Halli Bekim Qokut dhe propozimet e Taravarit!
E lexova me kujdes postimin e Qokut dhe më pas ju qasa edhe një herë asaj që kërkon Taravari. Kush po e dërgon në mulli të Ali Ahmetit ujin? Një sqarim të shkurtër matematikisht.
1. Kandidat të përbashkët!
E arsyeshme përshkak se kryetarët e komunave shkojnë në Balotazh dhe kjo e mundëson një fitore të VLEN-it didhe ndikon tek personat e pa përcaktuar.
2. Lista të veçanta!
Shumë e arsyeshme sepse: Supozojmë që në komunën e Tetovës kemi 31 kandidat për këshilltarë i bie të kemi nga VLEN 124 kandidat, pra duke folur për 4 subjekte…
Këto kandidat së paku kanë nga 3 anëtarë në familje dhe i bie që VLEN të filloj garën me më së paku 372 në ditën e zgjedhjeve.
Kjo formë nuk do të krijoj hatërmbetje në strukturat e partive të VLEN edhe ate si psh: Supozojmë që në një degë të caktuar (fshat/lagje) kandidati për këshilltarë i bie njërës nga partitë e VLEN me automatizëm ato grupe të mbetura jashtë listës ike VOTA për BDI-në.
3. A është më mirë VLEN me lista të Veçanta të humb 2mi vota apo këto vota për inate të nëndegëve ti kalojnë BDI-së
4. Listat e veçanta janë matësi më i saktë se cila parti sa peshon në elektoratin e saj dhe besoj se kjo më së shumti i konventon dy partive si ASH-ja dhe LB, sepse për momentin këta dy subjekte janë më të strukturuara në zona të ndryshme por edhe LD-së dhe AAA-së. Me lista të veçanta vendoset peshorja e gjithësecilit.
5. Bekim Qoku ka hallin vet! Pa asnjë kokër vote u bë deputet dhe kjo falë zemërgjerësisë së Bilall Kasamit por këtë herë e sheh që si kalon.
Natën e mirë…

Jahiu-Qokut: Kush e çon ujin në mulli të Ali Ahmetit tregojnë këto matematika