ChatGPT arrin 1 milion përdorues të rinj në një orë

ChatGPT në rekorde të reja. Në vetëm një orë ka numëruar 1 milionë përdorues të rinj, ndërsa në muaj përllogariten 700 milionë aktivë.

Këto janë shifrat e bëra publike nga Sam Altman, drejtuesi i Open AI, që ndër të tjera ka mbledhur në orët e fundit 40 miliardë investime të reja.

Gjatë ditëve të fundit me lancimin edhe të një funksionaliteti të ri krijoi probleme të mëdha në ChatGPT, “të cilat u zgjidhën”, ka shpjeguar kompania.

Inteligjenca artificiale, 26 muaj me parë kur hyri në skenë, shënoi një ndër momentet më virale në historinë e rrjetit. Sot Inteligjenca artificialë po sundon gjithnjë e më tepër skenën, duke gjetur përdorim në shumë fusha, pavarësisht se nga ana tjetër qëndron edhe skepticizmi për të dalë jashtë kontrollit të njeriut.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo