Një punëtor nga vdekur në vendin e tij të punës të premten në Veternik të Prishtinës.
Ai po punonte në qendrën tregtare Albi Mall, tha policia.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se viktima është një shtetas i huaj.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik. Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë“, tha ajo.
Vdekja e punëtorit është konstatuar nga ekipi i mjekëve në vendin e ngjarjes, sipas policisë.
Policia tha se e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.