Ndëshkohet me 200 euro shoferi në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili tejkaloi në vijë të plotë.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi Sh.A, 26-vjeçar u ftua në stacionin e policisë dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për tre muaj, transmeton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, Policia ka apeluar që shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.