Rubio kërkon mbështetjen e Turqisë për arritjen e paqes në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, “ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për paqe në Ukrainë” gjatë takimit të tij të parë me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Fidan ka qëndruar në Washington në kërkim të forcimit të lidhjeve Turqi-SHBA të cilat u zbehën gjatë presidencës së Joe Bidenit.

Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën gjatë luftës 3-vjeçare dhe më herët ka propozuar të ndërmjetësojë bisedimet, raportoi AP.

Rubio dhe Fidan diskutuan për përpjekjet për ta arritur një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.