Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, është arrestuar së bashku me 98 persona të tjerë në një operacion të madh policor të zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Në total, urdhër-arresti ishte lëshuar për 105 persona. Operacioni përfshiu qindra forca policore që bastisën shtëpinë e İmamoğlu-t dhe lokacione të tjera.
Sipas burimeve zyrtare, İmamoğlu po hetohet për akuza të lidhura me terrorizmin. Në të njëjtin hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Stambollit, Mahir Polat, dhe kryetarin e Bashkisë së Şişli-t, Resul Emrah Şahan.
Ky arrestim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita turke dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat e cilësojnë këtë veprim si një sulm ndaj demokracisë dhe një përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politikë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.