FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin, Etnik Brruti

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA i ka dhënë përgjigje Federatës Shqipëtare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet qysh në ndeshjet e këtij muaji.

Ai edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli, raporton “Telesport”.

Etnik Brruti gjatë këtij muaji e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A, me Sylvinhon që e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Shqipëria fillimisht luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.