Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrim, Musliu: Akt i turpshëm, koha që Kuvedi ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Ganimete Musliu e PDK-së i ka quajtur “Dhomat e Politizuara”, Dhomat e Specializuara në Hagë, për shkak se ish-presidentit Hashim Thaçi nuk iu lejua të marrë pjesë për sot në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Sipas Musliut, një gjë e tillë s’është drejtësi, por një akt i turpshëm.

LEXO EDHE:
Punëtori i sigurimit dhe grabitësi që u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit në Veternik në gjendje të rëndë
“Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore”, shkruan mes tjerash Musliu në Facebook.

Postimi i plotë:

DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet. Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj.

Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore.

Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë.

Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë! Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë”, ka shkruar Musliu.