Toshkovski: Për tragjedinë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për pesë persona, lidhur me tragjedinë në Koçani.

“Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni I diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të. Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, ka deklaruar Toshkovski.

Toshkovski tha se ndjen përgjegjësi morale për këtë rast dhe se i njejti do të hetohet me korrektësi maksimale.

Premtim për hetim të shpejtë dhe të drejtë për rastin premtoi se prokurori Ljupço Kocevski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo