Sot pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, duke theksuar se KQZ nesër do të mbajë mbledhjen e radhës dhe se në rend dite është edhe shpallja e rezultateve.