430 ushtarë ukrainas kapen në Kursk, Putin kërcënon me trajtimin e tyre si “terroristë”

Kreu i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, ka deklaruar se forcat ruse kanë kapur rreth 430 ushtarë ukrainas në rajonin e Kurskut.

Gerasimov, gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në një post komandimi në Kursk, tha se ata filluan të dorëzohen.

“Ushtarët ukrainas, duke parë se rezistenca e mëtejshme ishte e kotë, filluan të dorëzohen. Katërqind e tridhjetë luftëtarë u kapën.”

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, Putin tha se luftëtarët e kapur duhet të trajtohen si terroristë, sipas ligjeve të Federatës Ruse.

Komentet e Putinit sugjerojnë se ushtarët e kapur mund të përballen me gjyqe në gjykatat ruse dhe mund të burgosen për dekada.