Janë mbyllur 45-minutëshat e parë në tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve, që po zhvillohen nga ora 21:00.
Në “Anfield”, Liverpooli po pëson 1-0 nga PSG-ja.
Golin e shënoi Ousmane Dembele, pas një tollovie në mbrojtjen e Liverpoolit.
Rezultati i përgjithshëm në këtë takim është 1-1, pasi anglezët fitonin ndeshjen e parë në Paris.
Në Gjermani po luhet derbi mes Bayer Leverkusenit e Bayern Munichut.
Rezultati pas pjesës së parë atje është i barabartë, pa gola.
Ndeshja e parë, e luajtur në “Allianz Arena” përfundoi 3-0 në të mirë të bavarezëve.
Ndërkohë, barazim është edhe tek Interi – Feyenoordi.
Interi gjeti golin në minutën e tetë me anë të Marcus Thuram, derisa Feyenoordi barazoi me anë të Moderit në minutën e 42-të.
Rezultati i përgjithshëm është 3-1 për Interin.