Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një video që ka shpërndarë në rrjetin e tij social me pak fjalë ka pasqyruar investimet e fundit që janë bërë në Shtëpinë e Shëndetit Likovë.
“Investime në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë”, ka shkruar ministri Arben Taravari.
Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me një video të realizuar ku janë kapur pamjet e brendshme të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë ku vërehet një ndryshim drastik nga gjendja e mëparshme. Në këto investime që janë bërë nga video shihet qartë se bëhet fjalë për një rinovim të plotë e të detajuar që nga muret e deri në preparatet mjekësore.