Fatmir Limanit i refuzohet viza amerikane, Bilall Kasamit i thahet pështyma dhe nuk përgjigjet! (VIDEO)

Ministri i Politikave Sociale dhe Demografisë, Fatmir Limani e ka pranuar se Ambasada Amerikane në Shkup nuk ia ka dhënë vizën amerikane për një vizitë pune në SHBA, ndërsa është arsyetuar se kjo, siç e quan ai, “pengesë të lëvizjes”, ka ardhur për shkak të flijimit të tij në kohën e luftës së 2001-it dhe mbështetjes që i ka dhënë Ali Ahmetit.

Për këto sot, është pyetur kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami se çka mendon për refuzimin e vizës amerikane për Fatmir Limanin, Kasami nuk përgjigjet.

“Sot jemi në një ngjarje shumë më të mirë për Tetovën, është çështje politike do të kemi raste tjera për këto komente. Unë nuk do kisha dashur. Nuk jam në komunë por nuk jap komente të tilla, nuk dua ta defokusojë opinionin nga kjo situatë” tha Kasami duke i ikur pyetjes për Fatmir Limanin.

Ndryshe qeveria e Mickovskit bashkë me koalicionin VLEN kanë miratuar një ligj i cili është për personat “NON GRATA” nuk do të kenë mundësi të mbajnë poste publike dhe nuk dihet nëse kryeministri Mickovski do të shkarkojë nga Ministri Fatmir Limanin dhe Bilall Kasami nga partia BESA./TS/

@tetovasot_official

Fatmir Limanit i refuzohet viza amerikane, Bilall Kasamit i thahet pështyma dhe nuk përgjigjet! #tetovasot #bilallkasami #fatmirlimani #amerika #listaezeze

♬ original sound – TetovaSot