X, rrjeti social i Elon Musk i njohur më parë si Tëitter , nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e së hënës. Pati mijëra raporte të përdoruesve që nuk mund të hynin në platformë ose profilet e tyre. Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në problemin e aplikacionit, por ai filloi sërish punën në mëngjes vonë.
A2 CNN raporton se kishte më shumë se 21,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me platformën në SHBA dhe më shumë se 10,800 incidente në Mbretërinë e Bashkuar, në faqen e internetit Downdetector (i cili mbledh raportet e përdoruesve në lidhje me keqfunksionimet e llojeve të ndryshme të teknologjive).
Mosfunksionimet janë raportuar globalisht. Përdoruesit nga e gjithë bota kanë raportuar vështirësi në postimin, komentimin e përmbajtjes së të tjerëve dhe madje edhe aksesin në mjetet e menaxhimit të të dhënave në platformë.