Kasami: Ligjin për Branitellat e nisi BDI-ja dhe LSDM-ja! Të mos hapen tema që vazhdojnë të krijojnë tensione në shtet

Pasi Ligji për Branitellat u kthye sërish në diskutim, i pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se është një çështje delikate dhe duhet të ketë zgjidhje për të dy palët e konfliktit. Kasmai tha se, UÇK-ja ka qenë e pranuar si palë në konflikt dhe me Marrëveshjen e Ohrit, shteti ka pasur obligim që të bëjë socializimin e tyre por siç tha, në këto kushte të mos hapen tema që krijojnë tensione në vend.

“Së paku 2 deri në 3 herë është ndryshuar në mandatin e BDI-së. Ata e nisën këtë si iniciativë me LSDM-në për të krijuar tensione edhe në këtë qeverisje. Ne kemi pasur qëndrim që në fillim, se është një çështje delikate dhe duhet të ketë një zgjidhje adekuate për të dy anët e konfliktit. Ne vetëm këtë kërkojmë, që në këto kushte të mos hapen tema të cilat vazhdojnë të krijojnë tensione në shtet”, tha Kasami.